Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, për çdo ditë i merr mesatarisht nga dhjetë kërkesa të ndryshme prej shumë anëve që ky të dalë prej zyres së tij, raporton Fol Drejt.
“Kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, për çdo ditë i merr mesatarisht nga dhjetë kërkesa të ndryshme prej shumë anëve që ky të dalë prej zyres së tij. Çka s’i thonë: disa e marrin me të mirë, disa jo më të mirë, e disa të dyja këto njërën pas tjetrës.”, shkroi Kurti në Facebook.
Kurti kujtoi se Lulzim Hetemi është vëllau i dëshmores Fatime Hetemi (që ra heroikisht si ushtare e UÇK-së bashkë me Fehmi e Xhevë Lladrovcin më 22 shtator 1998).
Ai ka falënderuar kryetarin Hetemi për siç tha ai, qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës dhe rendin e ligjin. /FolDrejt/