Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po mban sot një konferencë për media bashkë me zëvendëskryeministrin e vendit, Besnik Bislimi.
Kryeministri Kurti foli rreth bisedimeve të zhvilluara në Bruksel me presidentin serb Aleksandër Vuçiq. Kurti tha se emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tashmë është biseduar.
“Lajçak nuk çan kokën për neutralitetin e tij”, shprehet Kurti.
“Më 14 shtator pati një pozicionim të qartë të ndërmjetësit (Lajçak) kundër Kosovës në përgjithësi dhe kundër marrëveshjes bazike në veçanti”, u shpreh tutje Kurti./FolDrejt/