Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kuriti, ka mbërritur në Bruksel, ku e pret një “maratonë” takimesh deri në mbrëmje, shkruan Fol Drejt.
Takimin e parë ai do ta ketë me Shefin e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borell, dhe me të Dërguarin Special të BE-së për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Në fokus të takimit pritet të jetë çështja e propozimit Franko-Gjerman, ndërsa më vonë ai do të përballet edhe me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçi./FolDrejt/