Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se raporti i fundit i Bankës Botërore ka lavdërime të mëdha për progresin e Kosovës, shkruan Fol Drejt.
“Lavdërime të larta për Kosovën nga Banka Boterore këtë javë”, shkroi Kurti në Twitter.
Kurti theksoi se sipas këtij institucioni, krahasuar me 10 vjet më parë Kosova ka rritur të ardhurat për frymë për 50% dhe ka ulur shkallën e varfërisë për 35%, “duke tejkaluar vendet e ngjashme me të ardhura të ngjashme për frymë”. /FolDrejt/
High praise for Kosova from the @WorldBank this week. According to the institution, compared to 10 years ago Kosova has increased per capita income by 50% & lowered the poverty rate by 35%, “outperforming peer countries of similar per-capita income.” https://t.co/sPkRslRlFw
— Albin Kurti (@albinkurti) May 14, 2023