Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e 100-të të Qeverisë Kosovës ka folur ndër të tjera edhe për gjendjen e ekonomisë së vendit.
Ai u shpreh se për një vit e gjysmë vendi ka shënuar rritjen historike ekonomike, transmeton Fol Drejt.
“Kemi rritjen ekonomike historike në vendin tonë për vitin që shkoi me 10.7 për qind ndërkaq në çerekun e parë të këtij viti kemi 4.9 për qind të bruto produktit vendor”, tha Kurti./FolDrejt/