I pari i Qeverisë së Kosovës ka reaguar pas vrasjes së ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe, duke shprehur ngushëllime për të.
Tutje Kurti ka thënë edhe disa fjalë për personalitetin e ish-kryeministrit të ndjerë duke e cilësuar si lider të shquar e si mik të mrekullueshëm të Kosovës, transmeton Fol Drejt.
“Jemi të pikëlluar dhe të tronditur nga vrasja e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Kryeministri Abe ishte një lider i shquar i Japonisë dhe mik i mrekullueshëm i Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe populli ynë po luten për familjen e kryeministrit Abe, miqtë e tij dhe popullin e Japonisë”, ka deklaruar Kurti në profilin zyrtar në Twitter./FolDrejt/