Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dënuar ndalimin që autoritet serbe i kanë bërë për herë të dytë këshilltares së ministrit Nenad Rashiq, Rada Trajkoviç, shkruan Fol Drejt.
Sipas Kurtit, ndalimi ka qenë 10-orësh, duke shtuar se Trajkoviç vuan edhe nga sëmundja e sheqerit, gjë që ka mundur të përkeqësojë gjendjen e saj shëndetësore.
“Ndalimi 10-orësh në kufi nga regjimi autokratik serb i Dr. Rada Trajkoviç, këshilltare e ministrit Nenad Rashiq dhe me sëmundjen e sheqerit, për herë të dytë këtë javë, është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe hakmarrje tipike ndaj serbëve të Kosovës që respektojnë ligjin”, shkroi Kurti në Twitter. /Fol Drejt/
Serbian autocratic regime’s 10-hr border detention of Dr.@Trajkovic_Rada, advisor to 🇽🇰 Minister Nenad Rasic & a diabetic, for the 2nd time this week, is a gross violation of human rights & typical retaliation against law-abiding 🇽🇰 Serbs. @StateEUR @JosepBorrellF @MiroslavLajcak
— Albin Kurti (@albinkurti) December 16, 2022