Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Forumin Global të Sigurisë në Bratisllavë të Sllovakisë ndër të tjera ka folur për rolin e NATO-s, shfuqizimin e të drejtat politike të serbëve të Kosovës nga Serbia dhe rëndësinë e intensifikimit të dialogut, raporton Fol Drejt.
“Është kënaqësi të flas në panelin e Forumit Global të Sigurisë në Bratisllavë “Në qendër të vëmendjes: Ardhmëria e Kosovës” në bisedën me Kim Dozier. Diskutova rolin e domosdoshëm të NATO-s, mënyrën se si Serbia ka shfuqizuar të drejtat politike të serbëve, rëndësinë e intensifikimit të dialogut dhe më shumë.”, shkroi Kurti në Twitter. /FolDrejt/
A pleasure to speak at @GLOBSEC panel “In the Spotlight: Future of Kosovo” in conversation w/ @KimDozier. I discussed the indispensable role of NATO, how Serbia has quashed political rights of 🇽🇰 Serbs, the importance of intensifying the dialogue & more.https://t.co/gvkddMNqB0
— Albin Kurti (@albinkurti) May 31, 2023