Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjatë takimit të nivelit të lartë në Bruksel do të insistojë për lirimin urgjent pa kushte të 3 policëve të mbajtur peng nga Serbia, deeskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve, raporton Fol Drejt.
“Përcaktova itinerarin tim për të shkuar në Bruksel nga Roma nesër, duke konfirmuar pjesëmarrjen time në takimin e dialogut të nivelit të lartë të thirrur nga Borrell. Do të insistojë për lirimin urgjent pa kushte të 3 policëve të mbajtur peng nga Serbia, deeskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve.”, shkroi Kurti në Twitter. /FolDrejt/