Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas ka vlerësuar gratë dhe përpjekjet për barazi gjinore, shkruan Fol Drejt.
Kurti shfrytëzoi rrjetin social Twitter për të uruar dhe dhënë mesazh për nder të 8 Marsit.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas ne nderojmë të gjitha gratë dhe luftën e palodhshme për barazi gjinore përballë diskriminimit ndërsektorial.”, shkroi Kurti në Twitter.
Ai theksoi se rritja e mbi 50% të synimeve të Qeverisë për barazinë gjinore për vitin 2024 shënon vetëm fillimin e një rruge të gjatë dhe ambicioze.
“Ne angazhohemi për barazi në Kosovë dhe në botë”, tha në fund Kurti. /FolDrejt/