Kryeministri Albin Kurti, e ka përmendur sërish qëndrimin neutral të Serbisë për situatën në Ukrainë të luftës me Rusinë.
Ai, në një tryezë ekonomike të organizuar në Greqi, ka deklaruar se Ballkani Perëndimor ka nevojë për Procesin e Berlinit.
“Për sa i përket sigurisë së Ballkanit Perëndimor, fatkeqësisht rrethanat i kemi kur një shteti i Ballkanit Perëndimor nuk iu bashkua sanksioneve ndaj Federatës Ruse, fqinjit ynë verior, Serbia. Ata kanë marrëdhënie shumë të ngushta për sa i përket ekonomisë, ushtrisë, kulturës, etj, e kështu me radhë”.
” Zgjidhja për Ballkanin Perëndimor sigurisht që është Bashkimi Evropian dhe drejt këtij qëllimi, ne kemi nevojë për Procesin e Berlinit, një fillim i ri, një fillim nga kancelari gjerman Olaf Scholz, dhe unë kam besim të madh në udhëheqjen e tij. Unë besoj se me presidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë dhe kancelari Scholz në Berlin ne mund të rishikojmë lidhjen transatlantike”, ka thënë Kurti, njofton Klankosova.tv.
Ai në këtë tryezë është duke marrë pjesë bashkë me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abavoziq dhe me ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Kjo tryezë është organizuar për 26-të herë me radhë nga Qeveria e Greqisë dhe prestigjiozja britanike “The Economist” me mbështetjen e Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian./klankosova.tv/