Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në panelin e diskutimit të Liderëve në Slloveni.
Ai foli rreth Kosovës dhe aplikimit për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian të vendit.
“Kosova është një histori me sukses të dyfishtë”, duke bërë fjalë këtu për zhvillimin ekonomik dhe demokratik të Kosovës.
“Ne duam të jemi pjesë e Evropës por jo vetëm për të përfituar por gjithashtu edhe për të kontribuar”, u shpreh tutje kryeministri Kurti.
Ndërkaq edhe liderët e tjerë të Ballkanit u shprehën në lidhje me anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke theksuar se ata në rend të parë janë pjesë e sistemit evropian./FolDrejt/