Kryeminstri Albin Kurti ka shkruar për mbledhjen e sotme të qeverisë, ku u morën disa vendime, një prej të cilëve ishte rritja e pensioneve në 100 euro.
Për rritjen e pensioneve, Kurti tha se e përmbushën zotimin e tyre, me qëllim të përmirësimit të mirëqenies sociale.
“Për të rritur mirëqenien sociale, në përmbushje të zotimit tonë, morëm vendim për rritjen e shumës së përfitimit të skemave pensionale. Asnjë pension nën 100 euro”, shkroi Kurti