Sot janë kujtuar dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje Mon Balaj e Arben Xheladini, të cilët u vanë më 10 shkurt 2007 nga policia rumune që vepronte në kuadër të UNMIK-ut, me rastin e protestave kundër Pakos së Ahtisarit, shkruan Fol Drejt.
Në ceremoninë përkujtuese ka marr pjesë edhe Kryeministri Albin Kurti, njëherësh kryetar i Vetëvendosjes, i cili ndër të tjera ka thënë se asnjëherë nuk ka qenë më e diskutueshme, nëse ja kanë vlejtur komunat mbi baza etnike, andaj sipas tij, Beogradi me nervozë e kërkon asociacionin.
“Si “Zajednicë” komunash pat nisur edhe Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë. Jam i bindur që këtë nuk e duan serbët e Kosovës por jam i bindur që mu këtë e do Serbia” – ka thënë Kurti.
Kurti është shprehur se vendi ynë ka nevojë për më tepër demokraci “e ndër aspektet e rëndësishme të demokracisë është pluralizmi politik”, për ç’gjë ka theksuar se pikërisht mungesa e pluralizmit mungon te komuniteti serb./FolDrejt/