Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të hënë pas, takimit me emisarët evropian dhe amerikan, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar.
Kurti tha se e mbështesin procesin e Berlinit, teksa tha se integrimet evropiane dhe euroatlantike nuk kanë alternativëë, ku u shpreh se BE-ja dhe NATO-ja janë fati i Ksoovës.
“Gjithashtu, angazhohemi edhe për bashkëpunimin rajonal, ne e mbështesim fuqishëm procesin e Berlinit dhe tregun e përbashkët rajonal dhe e ritheksova që integrimet evropiane dhe euroatlantike nuk kanë alternativë. Evropa është kontinenti ynë dhe Bashkimi Evropian e NATO-ja, janë fati ynë”, është shprehur Kurti.
Ai tha se në këtë kuptim dëshiron ndihmën e Bashkimit Evropian, teksa shtoi se kjo ndihmë do të hasë në Kosovë respektin më të lartë për vlerat evropiane.
“Në këtë kuptim ne dëshirojmë ndihmën e Bashkimit Evropian, ndihmë kjo e cila do të hasë në vendin tonë respektin më të lartë për vlerat evropiane. Pra, fondet evropiane dhe vlerat evropiane ne i shohim si të lidhura pashkëputshëm prej njëra-tjetrës”, ka thënë Kurti, përcjell Klankosova.tv.
Kujtojmë se Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak janë duke zhvilluar një vizitë treditore në Kosovë, ku do të takohen me të gjithë liderët e institucioneve në vend, ndërsa gjatë ditës ata të dy janë takuar me kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani.