Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka udhëtuar për në Austri, ku do të marrë pjesë në edicionin e 20-të, jubilar të Forumit Ekonomik të Vjenës.
Kurti, sot do të jetë pjesë e panelit të diskutimit me titull “Ndërtimi i Bashkëpunimin Ekonomik në Kohë të Vështira”, me fillim nga ora 14:05 njofton Zyra e Kryeministrit.
Gjatë qëndrimit dyditor në kryeqendren austriake, i pari i Qeverisë së Kosovës do të jetë po ashtu mysafir i Karl-Renner-Institut për të diskutuar mbi temën “Kosova: Shteti i ri demokratik si peng i interesave gjeopolitike”.
Ky diskutim do të mbahet po sot me fillim nga ora 18:00.
Ndërkaq, të martën, Albin Kurti do të zhvillojë takime me përfaqësues të kompanive private të sektorit të energjisë, për t’i njoftuar më për së afërmi me mundësitë për investime që Kosova ofron në këtë fushë.
Promovimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal ka qenë qëllimi i Forumit Ekonomik të Vjenës që nga themelimi i tij në vitin 2004.
Nga Forumi bashkëpunimi ekonomik ndërmjet sipërmarrësve nga vendet anëtare të Forumit Ekonomik të Vjenës – Shqipëria, Austria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova. , Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania, Sllovenia, Turqia dhe Ukraina – është zhvilluar me sukses gjatë gjithë këtyre viteve.
Ndër anëtarët themelues të Forumit Ekonomik të Vjenës janë disa nga kompanitë dhe industrialistët më të njohur austriakë.
Kryeministrat e shteteve të rajonit të VEF, të përcaktuar si “Rajoni nga Adriatik në Detin e Zi”, formojnë Komitetin e Patronazhit të Forumit Ekonomik të Vjenës.
Të gjithë ambasadorët e akredituar të vendeve anëtare të VEF-së në Austri marrin pjesë në aktivitetet e VEF-së si Anëtarë të Komitetit të Ambasadorëve.
Organet e Forumit Ekonomik të Vjenës përfshijnë edhe Komitete të ndryshme, me mbështetje të veçantë nga anëtarët e Komitetit të Nderit të VEF, personalitete të njohura dhe vizionarë./FolDrejt/