Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me pesë liderët tjerë të Ballkanit Perëndimor, ka marrë pjesë në Samitin e Berlinit.
Në këtë Samit, liderët e Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar tri marrëveshje, mes të cilave edhe heqja e regjimit të vizave Kosovë-Bosnje e Hercegovinë, transmeton Fol Drejt.
Pas takimit, në një prononcim për media, kryeministri Kurti ka treguar se u është kërkuar nga ndërmjetësuesit që të mbahet konfidencial çështja e dialogut Kosovë-Serbi./FolDrejt/