Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, tha se kanë biseduar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të dy shteteve, dialogun për marrëveshje Kosovë-Serbi, si dhe zhvillimet e fundit, raporton Fol Drejt.
Kurti shtoi se Kosova ka propozuar kornizën e përgjithshme të marrëveshjes, ndërsa propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme.
Tutje, KM ritheksoi se Republika e Kosovës është partnere e besueshme e Republikës së Francës dhe aleatëve të tjerë euroatlantik. /FolDrejt/
Postimi i plotë: