“Paqja në rajon është e paqëndrueshme dhe e pamundur derisa Serbia nuk kërkon falje për vrasjen e mijëra civilëve shqiptarë, zhdukjen e mbi 1600 të tjerëve, e madje edhe po vazhdon më kërcënime ndaj fqinjëve”, ka thënë Kurti mes tjerash.
Në fillim të diskutimit të tij, Kurti tha se Serbia po vazhdon ta mbështesë politikën e Rusisë, ndërsa përmendi edhe plagën e të pagjeturve që po vazhdon ta rëndojë vendin.
“Ne pavarësisht këtyre jemi të gatshëm për bisedime dhe marrëveshje paqësore me Serbinë, por ajo nuk e dëshiron këtë. Serbia nuk po e pranon fajësinë për mijëra të vrarë në Kosovë, ajo po shpërblehet nga BE me miliarda euro investime dhe me marrjen e statusit të vendit kandidat”, deklaroi Kurti.
Kryeministri në fjalën e tij ka përmenduar vrasjet e mijëra civilëve shqiptarë dhe zhdukjen e tyre nëpër varreza masive në Serbi.
klankosova.tv