Tashmë ka nisur një takim i cili nuk u paralajmërua nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ky takim do të mbahet midis kryeministrit Kurti dhe ambasadorëve të shumë shteteve prezente në Kosovë, përcjell Fol Drejt.
Në mesin e ambasadorëve të pranishëm në takim është ai i SHBA-së Italisë, Francës, Gjermanisë, Greqisë, Finlandës.
Ky takim po zhvillohet para një dreke pune që pritet ta zhvillojnë shefi i ekzekutivit, Albin Kurti dhe zëvendësi i tij, Besnik Bislimi me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak./FolDrejt/