Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nisur për në Iowa nga Dallasi i Texasit.
Ai tha se në Texas ka pasur takime të dobishme me komunitetin e biznesmenëve shqiptaro-amerikanë e amerikanë, por sipas tij, në të njëjtën kohë edhe me ata të cilët janë në fushën e agro-kulturës.
Kjo, për shkak se siç tha Kurti, në Kosovë për këtë vit është rritur buxheti, posaçërisht për mbrojtje, siguri e bujqësi.
“Pas këtyre takimeve dhe bashkëbisedimeve do të vazhdojmë për Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku e kemi një marrëdhënie speciale për shkak të gardës nacionale, por gjithashtu edhe për shkak të konsullatës tonë”, është shprehur Kurti përmes një video-mesazhi në aeroplan.
Ai tha se pas IoWas, ai do të niset për në Chicago, Michigan, New York e Washington D.C.