Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se nuk do ta pres kryeministrin e ri Avdullah Hotin për ta bërë pranim-dorëzimin e detyrës.
Ai ka folur kështu në një video të publikuar.
“Nesër nuk do të mund ta bëjë pranim dorëziminm, sepse nuk mund ta pranoj atë që e shkarkova, ndërkohë që edhe u dorëzua te presidenti. ne vazhdojmë betejën, do të kthehemi përsëri e shumë shpejt”, ka thënë Kurti.
“Aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese është i papranueshëm. Me atë vendim ata kanë bërë agression mbi Kushtetutën e Republikës dhe kanë zhvlerësuar veten e tyre si Gjykatë. Kjo qeveri është e paligjshme. Kjo është qeveria koti, ne jemi qeveria alternative”.
Kurti ka falenderuar qytetarët, duke i njoftuar ata se nga nesër nuk do të jetë në zyrën e tij të kryeministrit.