I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku e ka hapur debatin për çështjen e dialogut me Serbinë, duke e justifikuar qeverinë për çështjen e Asociacionit, shkruan Fol Drejt.
Ai ia ka kujtuar Kurtit kundërshtitë e mëhershme për të njëjtën çështje:
“Që të jemi i qartë, Albin Kurti nuk e ka sjellur Asociacionin, ai e ka gjetur si pjesë detyruese të marrëveshjeve paraprake, kjo është e vërteta. Askush në Kosovë nuk mund ta akuzojë atë për nënshkrimin e marrëveshjeve paraprake, por ajo që po sjellë ky kryeministër, është pranimi i këtij Asoaciacioni, përkundër kundërshtimit disavjeçar që e ka bërë”.
Ai madje i vuri në pah disa prej pikave më problematike që i ngërthen në vetvete marrëveshja.
Për më shumë shihni videon: