Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka shprehur ngushëllime popullit grek pas aksidentit vdekjeprurës në mes të dy trenave, raporton Fol Drejt.
“Është zemërthyese të zgjohesh me lajmin për përplasjen e tmerrshme të trenave në Greqinë qendrore mbrëmë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave.”, shkroi Kurti në Twitter.
Kurti uroi që të lënduarit të shërohen shpejt dhe plotësisht dhe theksoi se Kosova qëndron me Greqinë gjatë kësaj tragjedie. Ai shtoi se lutet për popullin i Greqisë. /FolDrejt/