Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas nisjes së kontigjentit të FSK-së drejt Turqisë tha se Kosova solidarizohet me popullin dhe shtetin turk pas tërmeteve që goditën sot vendin, raporton Fol Drejt.
“Me vendim të Qeverisë, kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës për operacione humanitare porsa u nis sonte për në Turqi, për të ju dalë në ndihmë institucioneve dhe popullit turk në rajonet e goditura nga tërmeti.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, u shprehi edhe njëherë ngushëllimet më të thella popullit turk dhe familjarëve të viktimave të tërmetit e të lënduarve shërim sa më të shpejtë.”, shkroi Kurti në Facebook.
Ai shtoi se vetëm tri ditë pas pritjes së ngrohtë nga Presidenti Erdoğan, në mëngjesin e sotëm u tronditëm nga lajmi për tërmetin shkatërruese në Turqi.
“Solidarizohemi dhe i qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit turk në këto kohë të vështira. Shpresojmë dhe urojmë që kjo tragjedi të kalojë me sa më pak viktima.”, tha në fund të postimit të tij Kurti. /FolDrejt/