Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas vendimit për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës nga Parlamenti Evropian.
Ai lajmin për liberalizimin e vizave e quajti lajm të mirë për vendin, përcjell Fol Drejt.
“Lajm i mirë për Kosovën sot! Parlamenti Evropian miratoi udhëtimin pa viza për qytetarët tanë duke filluar nga 1 janari 2024. Kjo na sjell një hap të rëndësishëm më pranë Bashkimit Evropian dhe duke kontribuar në pasurinë që ofron BE. Faleminderit eurodeputetëve për mbështetjen e tyre”, shkroi Kurti./FolDrejt/