Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka vizituar policin që mbrëmë ishte plagosur në veri të vendit, shkruan Fol Drejt.
“Ekrem Neziri, polici që u plagos mbrëmë në veri të Kosovës, është operuar me sukses të plotë sot në QKUK. Vullnetin e kishte të fortë, kurse shëndetin e mirë. Me të këtillë zyrtarë mbahet shteti. Kriminelët do të ndiqen e dënohen”, shkroi Kurti në rrjetin social Facebook. /FolDrejt/