Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur shkurt dhe qartë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Kurti thotë se marrëveshjen e nënshkruan më 2013 paraardhësit e tij, dhe se ky vendim mbetet jokushtetues, njofton agjencia austriake e lajmeve, APA, transmeton Fol Drejt.
“Unë kam ardhur në pushtet vitin e kaluar, kanë qenë paraardhësit e mi ata që kanë nënshkruar këtë marrëveshje me të njëjtët njerëz që janë edhe sot në pushtet në Serbi. Pse nuk e zbatuan atëherë?”, pyeti Kurti.
Madje, Kurti thotë se Asociacionin e dëshiron vetëm Beogradi pasi sipas tij, në këtë në mënyrë dëshiron që të kompensohet për humbjet që pësoi në luftën në kohën e Millosheviqit.
“Kushtetuta jonë nuk është në përputhje me një bashkim etnik, sepse thelbi i Kushtetutës së Kosovës është natyra multietnike e shtetit. Kërkesat për një autonomi të tillë për zonat me shumicë serbe në veri të Kosovës nuk erdhën as nga popullata vendase. Vetëm Beogradi e dëshiron këtë në mënyrë që të kompensohet për humbjet që pësoi në luftën në kohën e Millosheviqit, por kjo nuk është e realizueshme”, u shpreh kryeministri Kurti./FolDrejt/