Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për CNN i ka etiketuar veprimet e presidentit rus, Vladimir Putin, në Ukrainë si krime të luftës.
“Krimet e tij të tmerrshme që të gjithë po i shohim duke ndodhur në Ukrainën Lindore janë definitivisht krime të luftës dhe u mbetet hetuesve që t’i vërtetojë këto krime kundër njerëzimit dhe këtë gjenocid”, ka thënë Kurti për CNN, përcjell Klan Kosova.
Kurti e ritheksoi përkrahjen e Kosovës për Ukrainën, dhe shtoi se ky shtet duhet të pranojë më shumë ndihmë nga NATO-ja.
“Ukraina ka nevojë për më shumë ndihmë nga NATO-ja dhe që nga fillimi e kemi përkrahur përpjekjen e Ukrainës”.