Koalicioni është thuajse fiks, kurse principet për dialogun me Serbinë janë tre, thotë kryeministri i ardhshëm i Kosovës për median austriake Der Standard, përcjell foldrejt.com.
Kurti kërkon që të mos bashkëpunojë me Listën Srpska që kundërshton Kushtetutën e Kosovës, por me përfaqësues tjerë të serbëve. Kurse në lidhje me tre principet e Kosovës karshi dialogut me Serbinë, Kurti thotë: Së pari, nuk do ketë marrëveshje pa dialog, nuk do ketë dialog me harta gjeografike. Së dyti, Do ketë marrëveshje për të drejtat e personave dhe jo për një shkëmbim territoresh. E treta, nëse do takohen presidentët, hartat gjeografike nuk do qëndrojnëm mbi tavolinë. Hartat gjeografike do qëndrojnë në tavolinë vetëm kur do takohen ekspertët e demarkacionit.”
Në fund Kurti tha se ideja e ndryshimit të kufijve rrjedh nga një koncept racist. Këto ideja janë nga gjeneralët e Luftës së Parë Botërore.
“Çdohërë do ketë serbë dhe shqiptarë në të dyja anët e kufirit,” përfundoi Kurti./Foldrejt.com