Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se qytetarët kanë të drejtë të indinjohen me deputetët të cilët u kompensuan për shpenzimet e udhëtimeve për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit.
Kurti në një konferencë për media tha që megjithatë nuk është i drejtë “piketimi i ndonjë deputeti, për një vendim të vitit 2011”.
“Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, tashmë ka dhënë njoftim për këtë çështje, duke njofutar që deputetët tanë të tërhiqen vullnetarisht nga një kompensim i tillë dhe poashtu kërkuar nga Kryesia e Kuvendi të rishikohet kjo rregullore. E kuptoj indjimin e qytetarëve për këto shpenzime, por në të një kohën është e padrejtë piketimi i ndonjë deputeti të veçantë, për një vendim të vitit 2011. Është detyrë e secilit në vend e sidomos e personave të zgjedhur, ta ruajnë kuletën e shtetit”.
Tutje Kurti ka thënë që si Qeveri e kanë bërë këtë me vendimin duke i ulur pagat për kabinetin qeveritar.
“Ne kemi ulur shpenzimet, pikërisht atëherë kur janë rritur të ardhurat, si në Doganë, ATK e në investime të huaja”, tha ai.