Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka nisur raportimin e tij në Kuvendin e Kosovës rreth takimit të Ohrit.
Ky takim i mbajtur më 18 mars, u bë pikë shumë e rëndësishme e diskutimeve në ditët e fundit, përcjell Fol Drejt.
Kurti ka folur rreth dakordimit për zbatimin e marrëveshjes për nomalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt në Bruksel.
“Tekst më të mirë të marrëveshjes në situatën që jemi nuk ka qenë e mundur të mbërrijmë”, tha Kurti.
“Ato detyrimet nga e kaluara janë të përfshira implicit në dialog dhe çdo gjë do ta konsiderojmë nga prizma e ligjshmërisë, e kushtetutshmërisë dhe kartave evropiane”, theksoi ai./FolDrejt/