Magazina më e madhe e Europës, SPIEGEL, shkruan se qeveria e Albin Kurtit u rrezua nga nje intrigë e kurdisur nga politika e vjeter ne Kosove te cilet filluan ti tremben luftes kunder korrupsionit te cilen filloje ta praktikoje Albin Kurti, te mbeshtetur ne prapavije nga SHBA, te cilat nuk e shikojne me sy te mire Albin Kurtin pasi ky i fundit e kundershton fuqishem teorine mbi zgjidhjen e çështjes se Kosoves me shkembime territoresh dhe kjo ne nje kohe te veshtire pandemie ku stabiliteti institucional nevoitet me shume.
“Në politikën e brendshme Kurti është strikt kundër politikës korruptive, qeveri transparente dhe reforma në fushën sociale, shëndetësore dhe arsimore. Këto shkojnë aq larg, që në pjesën më të madhe nuk mbështeten nga konservatorët e LDK. Kurse në politikën e jashtme, Kurti ka shqetësuar amerikanët për mos pranimin e zgjidhjes sekrete diplomatike mes Serbisë dhe Kosovës, që parasheh korrigjimin e kufijve – një marrëveshje e shumëkërkuar nga.presidenti Donald Trump, që ta shes si sukses ndërkombëtar të tij në zgjedhjet e nëntorit,” përcjell foldrejt.com, shkrimin e medias gjermane.
Për rrëzimin e qeverisë Kurti ka folur edhe deputetja europiane dhe raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon-Taubadel. Ajo e paraqet rrëzimin “si manovër tërësisht të papërgjegjshme politike.” “BE tash duhet të angazhohet diplomatikisht në Kosovë dhe të marrë në duart e veta udhëheqësinë,” kërkon ajo.
Poashtu Kurti për SPIEGEL, thotë se ai është “rrëzuar nga një politike korruptive”, ku prej vitesh interesi i tyre personal është më i madh se gjithçka tjetër.
“Tani, që gjërat kanë filluar të ndryshojnë me mandatin tim, kjo atyre u vjen e rëndë për t’u përshtatur.”
Në lidhje për kritikat amerikane, Kurti tërhiqet, por mendon se i dërguari special Richard Grennell “është mashtruar nga disa politikanë të Kosovës.”
Tashmë e ardhmja e Kosovës është e paqartë, duke pasur parasysh edhe vështirësinë e zgjedhjeve në këtë kohë pandemia./Foldrejt.com