Kryeministri Albin Kurti ka kryer një intervistë për prestigjiozen gjermane Süddeutsche Zeitung, ku ka theksuar se korrupcioni “është më shumë një sistem sesa një kulturë” dhe se duhet të luftohet që nga kokat e qeverisë. Ai për këtë merr shembull kundërshtarin kryesor të Al Kapones.
“Suksesi jonë kundër korrupcionit, varet nëse ne do kemi një Eliot Ness,” tha Kurti, përcjell foldrejt.com.
Më tutje ai ka folur edhe për marrëveshjen e nënshkruar në Mynih për hekurudhat dhe autostradat mes presidentëve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuciq. Kurti tha se nuk ka dijeni për marrëveshjen, veçanërisht për financimet e ndërtimeve, por kritikoi indirekt edhe Perëndimin, që akoma e mban për dialog presidentin Thaçi dhe jo qeverinë e zgjedhur nga populli në 6 tetor.
Në lidhje me emigrimin masiv dhe papunësinë e lartë të të rinjve kosovarë (20 mijë të diplomuar dhe të papunë ka Kosova), Kurti thotë se kjo do luftohet me sistemin shkollor si në Gjermani, Zvicër ose Austri.
“Unë shoh gjasa të mira jo vetëm në sektorin e UT, por edhe në sektorin energjitik dhe bujqësisë. Gjysma e vendit tonë nuk menaxhohet. Gjithashtu edhe ne duam të fitojmë investitorët e huaj, si diasporën tonë,” tha Kurti.
Në fund Kurti kritikoi indirekt edhe të ashtuquajturin Mini-Shengenin ballkanik, duke thënë se ai mbështet një mini-marshallplan për Ballkanin Perëndimor.
“Ne kemi nevojë për shkolla të mira, spitale, një bashkim mes arsimimit dhe tregut të punës gute, që të ndalojmë emigrimin që është më i madh sesa në kohën e pushtimit serb,” tha Kurti./Foldrejt.com