Në një deklaratë për median e majtë austriake Der Standard, Albin Kurti përveç qeverinë e tanishme ka kritkuar rëndë edhe të dërguarin special të presidentit Donald Trump, Rochard Grenell, i cili ka ushtruar presion të skajshëm ndaj Prishtinës, kurse jo edhe ndaj Beogradit.
Sipas tij, qeveria e tij u detyrua të largojë tarifën 100 përqind, por në anën tjetër, Beogradi vijoi me fushatën e çnjohjeve. Lihet të papërfunduara marrëveshje e mëparshme, kurse tentohet me marrëveshje të reja, përcjell foldrejt.com.
Por pavarësisht se çfarë do bisedohet këtë javë në Uashington, shefi opozitar Kurti thotë se ajo do jetë e pavlefshme nëse nuk kalon në diskutim në parlament. Poashtu, ai ka folur edhe për zgjedhjet e reja.
“Zgjedhje të reja do ketë në vjeshtë ose më së voni në shkurt 2020,” tha ai, duke shtuar se qeveria e re përveç që nuk ka legjitimitet, ka dështuar në çdo sferë në përballje me virusin Covid19.
Të premten në Uashington do takohen pëefaqësuesit më të lartë të Prishtinës dhe Beogradit. Takimi pritet të përmbyllet me marrëveshje, por tema e bisedimit është e mistershme./Foldrejt.com