Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për mediumin “The Guardian” ka thënë se brenda tryezës së bisedimeve, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e fyen atë.
Ai tha se ndërmjetësi Lajçak “nuk bën përpjekje që ta ndëprejë e as ta dënojë”, përcjell Fol Drejt.
“Ai (Vuçiqi) më ofendon dhe më shan në serbisht shumë shpesh gjatë këtyre dy viteve”, i ka thënë Kurti medias “The Guardian”.
“U kam kërkuar ndërmjetësve ta ndërprejnë dhe dënojnë, por kjo nuk ndodhë kurrë”, ka thënë Kurti.
“Ndjehet si një dhunues shkolle të cilit i jepet nderime nga administrata e shkollës, përveç se në këtë rast dhunuesi i shkollës kreu gjenocid dhe është një aleat i vendosur i [Vladimir] Putinit”, tha Kurti.
Këto deklarata Kurti i ka bërë gjatë një intervistë për “The Guardian” dhënë para ngjarjes së rëndë të vrasjes së një polici dhe plagosjes së dy të tjerëve nga formacione ushtarake të paidentifikuara./FolDrejt/