Shumicës së mësimdhënësve nuk u janë ekzekutuar pagat për muajin gusht.
Kjo si pasojë e grevës së nisur nga data 25 e muajit të kaluar.
Arsimtarët thonë se kjo nuk e ka thyer grevën e tyre, megjithëse iu krijon vështirësi të madhe duke pasur parasysh kreditë e borxhet që i kanë.
Për këtë veprim, SBASHK ka paralajmëruar padi të re ndaj Ministrit të Financave, Hekuran Murati.
Gjatë ditës, edhe kryeministri Albin Kurti u deklarua se nuk mund të paguhen për punën që nuk e kanë bërë.