Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot midis tjerash ka folur edhe rreth debatit të fundit për ndryshimin e Udhëzimit Administrativ që e ndalon bartjen e shamisë në shkolla.
Ai tha se qëndrimi i tij është i njëjti sikur ai i para shumë vjetëve, transmeton Fol Drejt.
“Moshën 16-vjeçare e shohim si prag për shumë gjëra të cilat kanë ndodhur por edhe që do të duhej të ndodhnin”.
“Ju e dini qëndrimin tim politik si dikush që e ka thënë këtë shumë herët edhe si aktivist edhe si kryetar i një subjekti që është më i madhi në vend e kuvend se meqë mund të marrësh letërnjoftimin me 16-vjeç, meqë sistemi e mundëson që me një procedurë të lidhesh edhe kurorë në moshën 16-vjeçare, meqë mosha mesatare është 30 vjeç, besojmë se në të ardhmen e afërt nuk do të ishte keq që edhe mosha e votimit të ishte 16-vjeç siç është në disa vende në botë, përfshirë edhe disa lande në Gjermani”, është shprehur Kurti./FolDrejt/