Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti e ka komentuar raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh), respektivisht, fragmentet ku bëhet fjalë për Kosovën, shkruan Fol Drejt.
Ndërsa ndodhej në fshatin Herticë të Komunës së Podujevës, për të shënuar shtrirjen e infrastrukturës telekomunikuese brezgjerë në terë territorin e Kosovës, Kryeministri Kurti u pyet nga gazetarët rreth raportit të fundit të DASh-it.
Sipas kryeministrit Kosova ka shënuar progres në luftën kundër korrupsionit, ndonëse në raport thuhet e kundërta:
“Ne bëjmë maksimumin e mundshëm, nuk e kursejmë as vullnetin, as përpjekjen e as dijen që e kemi. Gjatë këtyre dy viteve Kosova ka shënuar përparime të mëdha, por a jemi aty ku duam? Ende jo. Mirëpo të gjitha ministritë, teksa shënojmë këtë javë dy vjetorin në qeverisje, e bëjnë më të mirën e mundshme. Edhe vërejtjet, kritikat të cilat na jepen do t’i marrim me shumë seriozitet e do t’i trajtojmë me përpikëri”, u shpreh Kurti./FolDrejt/