Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas publikimit të raportit të Freedom House pë përparimin e bërë në të drejtat politike dhe liritë civile ka thënë se qeveria që ai drejton qëndron e përkushtuar për të avancuar demokracinë në vend, shkruan Fol Drejt.
“Sipas raportit të Freedom House i publikuar sot, Kosova renditet e para në Ballkanin Perëndimor, e dyta në Evropë dhe e treta në botë për përparimin e bërë në të drejtat politike dhe liritë civile.”, shkroi Kurti në Twitter.
Kurti shtoi se Kosova ka përmirësuar rezultatin e përgjithshëm me katër pikë.
“Ne qëndrojmë të përkushtuar për të avancuar demokracinë tonë.”, tha në fund ai. /FolDrejt/
According to the @freedomhouse report released today, Kosova ranks 1st in the Western Balkans, 2nd in Europe & 3rd in the world for progress made in political rights & civil liberties. We improved our overall score by four points. We stand committed to advancing our democracy. pic.twitter.com/0fn19MSxVo
— Albin Kurti (@albinkurti) March 9, 2023