Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti i është përgjigjur pyetjes që iu shtrua në panelin e The Western Balkans Summit 2022, se çfarë po bëhet për rininë Kosovare.
I pyetur se çfarë mundësish u ofrohen të rinjve në Kosovë dhe çfarë po bënë qeveria në këtë drejtim, Kryeministri Kurti tha:
“Gratë dhe të rinjtë do të forcojnë demokracinë… Kemi aq shumë studentë që kanë diplomuar në marrëdhënie ndërkombëtare, ekonomi dhe jurisprudencë, profesione këto që nuk ndërlidhen shumë me tregun ekonomik” – tha ai, duke shtuar se qeveria po mundohet që ta ndërlidh arsimimin me tregun e punës.
“31 vjeç është mosha mesatare e kosovarëve, ndoshta iu dukem i ri, por jo për kosovarët” – tha ai me të qeshur, duke përmendur faktin se të rinjtë në Kosovë, janë poliglotë.
“Të rrisim punësimin, të zbutim migrimin dhe të rifreskojmë trurin” – tha ai./FolDrejt/