Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet ta çojë në shtëpi ekipen ekonomike ose ta marr përgjegjësinë dhe të shkojë vetë.
Në seancën e jashtëzakonshme ku po debatohet për shtrenjtimin e rrymës, Haradinaj tha se Kurti sa nuk është kthyer në profesor me leksionet që po i jep rreth kësaj teme.
“Kurti na dha shumë leksione dhe po vazhdon të na japë, po na edukon, gati sa nuk është kthyer në profeson, e di se i ka deputetët e rinj dhe i ka për ata. Ne të tjerët nuk i obligohemi leksioneve të tij dhe e kemi bindjen tonë dhe mendimin tonë. Kurti është kryetar i Qeverisë dhe ka kërkuara besimin e qytetarëve për uljen e çmimit të rrymës. Kuptohet ka mbledhur njerëz të ekonomisë që i ka pasur më të mirët dhe iu ka thënë të kërkojnë votë në gjithë vendin, ka luftuar dhe i bindi qytetarët që do ta ulë çmimin dhe njerëzit e kanë votuar. Erdh në Qeveri dhe i mblodhi ekspertetët dhe iu thotë ju e dini si kemi ardh në Qeveri”.
“Ky zotëri atë ditë që s’ka pasur mundësi të zbresë çmimin e rrymës, është dashur t’i kërkojë falje popullit, është dashur ta çojë në shtëpi ekipin ekonomik ose le ta merr pergjegjësinë vetë dhe të shkojë në shtëpi . Njërën duhet ta bëjë.
“Joo vetëm që se ka zbrit, tash po na rrit edhe po sillet normal, a se ke ditë t’i atëherë çka janë lopatat e bojlerat a, tash paske filluar të lexosh se po ki kohë, i ke ditë lopata e bojlera se qitu po jeton që 20 vjet, i ke ditë kur e ke refuzuar gazin amerikan, i ke dërguar militantët e tu në KEK e ZReE e gjithkund. Kam qenë edhe unë kryetar qeverie dhe më kanë sjellur edhe mua propozimin për rritje të çmimit, iu kam thënë jo, gjeni zgjidhje tjera, punoni”, tha Haradinaj, njofton Klankosova.tv.