Kryeministri Albin Kurti, pas telefonatës së marrë nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se po punojnë ditë e natë për sigurimin e vaksinave kundër koronavirusit.
Një deklarim të tillë Kurti e ka bërë nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’, derisa tha se Ursula von der Leyen ka shprehur përkushtimin e saj për sigurimin e vaksinave për qytetarët e Kosovës.
“Sot pranova një thirrje telefonike nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila konfirmoi angazhimin e BE’së për sigurimin e vaksinave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar në postimin e tij Kurti.
“Kosova nuk ka marrë asnjë deri më tani, kështu që ne po punojmë ditë e natë për t’i siguruar ato”, shkruhet tutje.