Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit të sotëm me të dërguarin special të BE-së, Mirosllav Lajçak ka thënë pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se e konsideron propozimin si një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme, shkruan Fol Drejt.
“Shkëmbim i mirë me të dërguarin special të BE-së Mirosllav Lajçak gjatë një drekë pune në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara.”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Ai shtoi se disa pyetje mbi garancitë ndërkombëtare, mekanizmat e zbatimit dhe renditjen kohore do të trajtohen së shpejti gjatë bisedimeve në Bruksel.
Kryeministri Kurti në fund tha se konceptet demokratike të orientimit europian na bëjnë me shpresë. /FolDrejt/