Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se me rastin e përvjetorit të 15-të të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga Kryeministri i Republikës Çeke, Petr Fiala, raporton Fol Drejt.
“Në letrën drejtuar kryeministrit Kurti, kryeministri çek, Fiala, ka ritheksuar mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Çeke për përpjekjet e tij për të ndërtuar një shtet të qëndrueshëm dhe të begatë dhe për të bërë përparim në rrugën e tij drejt integrimit në BE, si dhe gatishmërinë për të zhvilluar dhe forcuar më tej bashkëpunimin dhe marrëdhëniet miqësore që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve.”, thuhet në njoftim. /FolDrejt/
Letër urimi i plotë:
Përkthim jozyrtar
Shkëlqesia e Juaj,
Më lejoni t’ju dërgoj urimet e mia më të ngrohta me rastin e festimit të pesëmbëdhjetë vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Do të doja të përfitoj nga ky rast për të ritheksuar mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Çeke për përpjekjet tuaja për të ndërtuar një shtet të qëndrueshëm dhe të begatë dhe për të bërë përparim në rrugën e tij drejt integrimit në BE.
Me kënaqësi pres të punoj me ju për zhvillimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve miqësore që ekzistojnë ndërmjet vendeve tona. Ju uroj, Shkëlqesi, çdo sukses në punën tuaj dhe prosperitet për popullin e Kosovës.
Sinqerisht,
Petr Fiala
Kryeministër i Republikës Çeke