Kryeministri i vendit, Albin Kurti, përpara deputetëve të Kuvendit, ka prezantuar projektligjin për Qeverinë e Kosovës.
Kurti, në fjalën e tij, tha se deri më tani, puna e qeverisë ishte rregulluar me akte nënligjore, duke lejuar hapësirë për intervenime në përgjegjësitë e vetë qeverisë.
Ajo se çka do të duhej që ky projektligj të parashihte, sipas Kurtit, është edhe numri i ministrive, por kufizimet që, sipas tij, i imponojnë normat kushtetuese, e kanë pamundësuar këtë gjë.
“Projektligji për qeverinë parasheh dispozitat që përcaktojnë përgjegjshmërinë, papajtueshmërinë me funksionin e anëtarit të qeverisë, kufizimet e kompetencave me qeveri në dorëheqje, transparencën e punës së qeverisë dhe bashkëpunimin e qeverisë me kuvendin”, është shprehur Kurti,.
Ai, më tej, tha se ky projektligj është në pajtim me opinionin e Komisionit të Venedikut.
Pro këtij projektligji në parim ishin të gjitha grupet parlamentare.