Sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim aktivisten e të drejtave të njeriut dhe drejtoreshën e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq.
Aty u diskutua për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës.
Madje Kurti tregoi se pse nuk mori pjesë në tryezën e sotme të organizuar për të diskutuar për të pagjeturit, pjesë e së cilës ishte edhe Kandiq, por që fjalimi i saj u bojkotua nga familjarët e të zhdukurve.
Sipas tij, kjo tryezë është organizuar pa koordinim paraprak me Zyrën e Kryeministrit, Zyrën e Presidentes dhe të Kryetarit të Kuvendit, gjë që ka pamundësuar praninë e tre udhëheqësve të këtyre institucioneve në tryezë, njofton Klankosova.tv
Kryeministri bëri të ditur se do të takojë përfaqësuesit e familjarëve të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës, për të biseduar për çështjen e të zhdukurve.