Fol Drejt
E shtunë, 10 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Kurti: Qeveria e Kosovës, krahas politikave zhvillimore, e ka prioritet mbrojtjen sociale për qytetarët tanë

2 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE, LAJME
Koha e leximit: 7 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në konferencën e Dytë Nacionale për Shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale në Kosovë, me temën “Profesionistët e punës sociale në sistemin e mbrojtjes sociale”, shkruan Fol Drejt.

Zura e Kryeministrit njoftoi se në fjalën e tij, kryeministri Kurti ka shprehur falënderim e mirënjohje për kontributin e pamohueshëm të punonjësve socialë duke thënë se realizimi i të drejtave sociale të qytetarëve, ndërtimi dhe mirëmbajtja e sistemeve të mbrojtjes sociale, kërkon angazhim aktiv të punonjësve socialë.

“Punonjësit socialë, me angazhimin e tyre të përditshëm mbështesin qytetarët në ballafaqimin me problemet sociale dhe në tejkalimin e tyre. Njëkohësisht i shërbejnë edhe vendit për të përparuar në aspektin social”, u shpreh ai.

“Teksa përmendi vëmendjen jo të duhur ndaj Qendrave për Punë Sociale në të kaluarën, kryeministri tha se  janë 38 qendra për Punë Sociale anë e mbanë Kosovës në të gjitha komunat e saj dhe ato ofrojnë më shumë se 70 shërbime për qytetarët. Në kuadër të Agjendës Legjislative kryeministri veçoi projektligjin për shërbimet sociale, që parasheh reformë të thellë të Qendrave për Punë Sociale. Për këtë, shtoi ai, është bashkëbiseduar me shumë nga të pranishmit e sotëm në takimin e muajit të kaluar në Kryeministri. “E Grupi punues tashmë po bën një analizë të detajuar të gjendjes në këto qendra, në raport me përgjegjësitë, sfidat dhe kapacitetet njerëzore dhe profesionale”, deklaroi kryeministri.”, shkruan tutje në njoftim.

Kryeministri Kurti ka theksuar se Qeveria po synon fuqizimin e qendrave përmes shtimit të kapaciteteve, obligimin për profilizimin e stafit në përputhje me nevojat e qytetarëve dhe se Qeveria e Kosovës, krahas politikave zhvillimore, e ka prioritet mbrojtjen sociale për qytetarët, me programe adekuate dhe sidomos të qëndrueshme e afatgjate.

“Programi qeveritar përqendrohet në drejtësi sociale, në ndryshimin e parakushteve për transformimin e shoqërisë. Kryeministri tha se këtë qëllim do ta arrijmë vetëm nëse e arrijmë për të gjithë, pa privilegjuar ndokënd që bëhet diskriminim për të tjerët. Ai po ashtu rikujtoi që para katër ditëve është ekzekutuar mbështetja për punëdhënësit të cilët i kanë rritur pagat e 16,996 punëtorëve në sektorin privat, masë të cilën kemi subvencionuar 50% të rritjes së pagës për 3 muajt e parë. Kjo shënon kompletimin e të gjitha masave të Pakos për Përballje me Inflacionin. Pakoja për Ringjallje Ekonomike dhe ajo për Përballje me Inflacionin që ka zbatuar qeveria jonë, kanë qenë gjithëpërfshirëse dhe kanë ndihmuar familjet me buxhet të rënduar. Mbi 688 mijë qytetarë janë mbështetur nga shteti.”, thuhet në vazhdim të raportit.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

E nderuara Ministre e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu,

I nderuari Shef i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë,  z. Tomáš Szunyog,

I nderuari Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasador Michael Davenport,

E nderuara kordinatore për Zhvillimin e Kombeve të Bashkuara, znj. Arnhild Spence,

E nderuara Shefe e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, znj. Nona Zicherman,

I nderuari z. Blerim Shabani, kryetar i Asociacionit të Qendrave për Punë Sociale, pra Asociacionit të Qendrave jo të Komunave që mund të mendojë najkush,

I nderuari profesor Avdyl Gashi,  shef i Departamentit për Punë Sociale në Fakultetin Filofozik të Universitetit të Prishtinës,

E nderuara prorektore për Akreditim, Cilësi të Mësimit dhe Çështje të studentëve znj. Njomza Mullaku,

I nderuari Drejtor i Handikos-it, Z Afrim Maliqi,

Të nderuar mysafirë që na keni nderuar me pjesëmarrjen tuaj sot këtu,

Liridon Latifi, Qendra për Punë Sociale në Preshevë,

Anisa Subashi, qendra për punë Sociale në Tiranë,

Liridon Baftiu Qendra për Punë Sociale, Shkup,

Ervin Muço, Bashkia e Elbasanit, Drejtor,

Dhe Alma Tandili, Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës,

Të nderuar përfaqësues të komunave të Republikës dhe organizatave të shoqërisë civile,

Zonja dhe zotërinj,

Mirëmëngjes dhe mirë se po takohemi në konferencën nacionale në shënim të Ditës Botërore të Punës Sociale. Në qendër të konferencës do të jenë punonjësit socialë në sistemin e mbrojtjes sociale në Kosovë.

Realizimi i të drejtave sociale të qytetarëve, ndërtimi dhe mirëmbajtja e sistemeve të mbrojtjes sociale, kërkon angazhim aktiv të punonjësve socialë. Punonjësit socialë, me angazhimin e tyre të përditshëm mbështesin qytetarët në ballafaqimin me problemet sociale dhe në tejkalimin e tyre. Njëkohësisht i shërbejnë edhe vendit për të përparuar në aspektin social. Andaj u shpreh falënderim dhe mirënjohje  për punën, angazhimin dhe kontributin tuaj të pamohueshëm.

Ndonëse janë 38 Qendra për Punë Sociale anë e mbanë Kosovës në të gjitha komunat e saj dhe ato ofrojnë më shumë se 70 shërbime për qytetarët, në të kaluarën nuk u është dhënë vëmendja e duhur atyre.

Në kuadër të Agjendës Legjislative e kemi projektligjin për shërbimet sociale, që parasheh reformë të thellë të Qendrave për Punë Sociale. Për këtë kemi bashkëbiseduar me shumë nga ju në takimin e muajit të kaluar në Kryeministri. E Grupi punues tashmë po bën një analizë të detajuar të gjendjes në këto qendra, në raport me përgjegjësitë, sfidat dhe kapacitetet njerëzore dhe profesionale.

Bashkë po synojmë fuqizimin e qendrave përmes shtimit të kapaciteteve, obligimin për profilizimin e stafit në përputhje me nevojat e qytetarëve. E Qeveria jonë, krahas politikave zhvillimore, e ka prioritet mbrojtjen sociale për qytetarët tanë, me programe adekuate dhe sidomos të qëndrueshme, pra afatgjate. Jo vetëm tejkalim të problemit por edhe mospërsëritje të tij.

Nga fillimi i këtij mandati kemi ndërmarrë një sërë masash, që ndihmojnë drejtpërdrejt grupet e cenueshme të shoqërisë, duke filluar nga rritja e shumës së asistencës sociale, rritja e pensioneve dhe fillimi i zbatimit të programit për shtesa për lehona e shtesa për fëmijë.

Para katër ditëve është ekzekutuar mbështetja për punëdhënësit të cilët i kanë rritur pagat e 16,996 punëtorëve në sektorin privat, masë të cilën kemi subvencionuar 50% të rritjes së pagës për 3 muajt e parë. Me këtë masë është shënuar kompletimi i të gjitha masave të Pakos për Përballje me Inflacionin. Pakoja për Ringjallje Ekonomike dhe ajo për Përballje me Inflacionin që ka zbatuar qeveria jonë, kanë qenë gjithëpërfshirëse dhe kanë ndihmuar familjet me buxhet të rënduar. Mbi 688 mijë qytetarë janë mbështetur nga shteti. Gjithashtu u kemi dalë në ndihmë qytetarëve me pagesën për subvencionim të energjisë elektrike për rreth 175 mijë familje vetëm në muajin janar të këtij viti.

Tashmë janë mbi 330 mijë fëmijë që marrin shtesa çdo muaj, e rreth 90 mijë gra që për herë të parë si rezultat i politikave qeverisëse kanë hapur llogari bankare për shtesat për lehona dhe fëmijë. Kemi ndarë edhe 1.2 milion euro për 19 kuzhina popullore për kategorinë e qytetarëve që kanë më së shumti nevojë.

Nuk mund të ketë barazi shoqërore kur një pjesë e shoqërisë nuk trajtohet ashtu. Për ne barazia nuk kufizohet vetëm në mundësitë e barabarta e të njëtrajtshme. Mirëpo, ajo arrihet kur mbështetja e ofruar ka parasysh edhe nevojat dhe rrethanat e ndryshme për të pasur një rezultat të barabartë e të drejtë. Sepse drejtësia nuk është vetëm në verdiktet në gjykatore por edhe fillimisht në shoqëri. Duhet të kemi drejtësi në shoqëri në mënyrë që të kemi nevojë për sa më pak ndarje të drejtësisë nëpër gjykata. Pra, barazi edhe përmes solidaritetit dhe ndërgjegjësimit.

Duhet të angazhohemi që njerëzit të vetëdijesohen për masat që ekzistojnë në institucionet tona, në qendrat për punë sociale. Të shtojmë angazhimin për edukim kulturor, njerëzor, humanistë e barazimtarë.

Programi ynë qeveritar përqendrohet në drejtësi sociale, në ndryshimin e parakushteve për transformimin e shoqërisë. Dhe këtë qëllim do ta arrijmë vetëm nëse e arrijmë për të gjithë, pa privilegjuar ndokënd që bëhet diskriminim për të tjerët. Pa lënë askënd prapa, e duke ndihmuar ata që kanë më së shumti nevojë.

Atë që e kemi për obligim profesional dhe moral, është që të bëjmë përpjekje maksimale në kuadër të institucioneve tona, të bashkëpunojmë me institucionet relevante, që të koordinojmë përpjekjet e veprimet tona për të arritura sa më të mëdha. Bashkëpunimi në temat e rëndësisë së këtillë është esencial. Me përgjegjësi të plotë profesionale, duke respektuar dinjitetin dhe vlerën e të gjithë njerëzve në punën tuaj e për zvogëlimin e pabarazive si dhe rritjen e drejtësisë sociale.

Ju faleminderit shumë dhe ju dëshiroj diskutime të frytshme në konferencën e sotme e punë të mbarë në angazhimet e detyrat tuaja.

Ju faleminderit! /FolDrejt/

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Me moton “ME NE, JO PËR NE” ministrja Haxhiu shënon Ditën Botërore të Sindromës Down

Lajmi tjetër

Nga Zajednica në Asociacion dhe nga ky i fundit në Vetë-menaxhim

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM