Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për të diskutuar rreth raporteve me ShBA-në, foli edhe për mbledhjen e qeverisë të mbajtur në Prevallë.
Ai tha se për dallim nga të tjerët qeveria që ai drejton nuk fjeti në Prevallë e as nuk shkoi në Bullgari.
Kurti tha se qeveria e tij është më e mira dhe më e ndershmja.
“Jemi të përkushtuar të luftojmë korrupsionin. Po kemi qenë një dite në Prevallë, nuk kemi fjetur aty. Për dallim prej të tjerëve më herët që kanë shkuar në Bansko të Bullgarisë, ne kemi shkuar në Prevallë të Prizrenit, kemi marrë një mori vendimesh. Kjo prapa meje është qeveria më e mirë e pasluftës, më e ndershme e pasluftës. Ka shumë xhelozi ndaj kësaj qeverisje”, tha Kurti.