Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se raporti i Bankës Botërore tregon se Kosova kishte paketën më të madhe fiskale në rajon për të ndihmuar qytetarët e saj të përballen me rritjen e kostove të ushqimit dhe energjisë në vitin 2022, shkruan Fol Drejt.
“Raporti i Bankës Botërore tregon se Kosova kishte paketën më të madhe fiskale në rajon për të ndihmuar qytetarët e saj të përballen me rritjen e kostove të ushqimit dhe energjisë në vitin 2022.”, shkroi Kurti në Twitter.
Kurti theksoi se si një qeveri e përkushtuar për të përmirësuar mirëqenien e të gjithëve, ekzekutivi është i lumtur që puna e tij njihet nga organizata me renome ndërkombëtare. /FolDrejt/